Vendimi i Trumpit prek edhe Kosovën, pritet rritja e çmimit të çelikut e aluminit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 25 për qind tarifa në të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar me përshkallëzim të luftës tregtare, që ka tronditur tregjet në gjithë botën.
Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se masat do të hyjnë në fuqi prej 4 marsit.
Ky vendim në mënyrë indirekte do të prek edhe tregun tonë. Kështu tha për ” Indeksonline” Safet Gërxhaliu njohës i çështjeve ekonomike.
“Vendimi më i ri i presidentit amerikan për tarifat e importit të metaleve, në veçanti të çelikut dhe aluminit në SHBA është një vulë e asaj që e karakterizon epokën e re të mendimit politik dhe ekonomik të quajtur Trumpo-mani.
Është e vërtetë që me barriera të tilla do të ketë ngecje apo stagnim të partneritetit strategjik mes SHBA-së dhe vendeve në zhvillim”, tha Gërxhaliu.
Me këtë do të kuptohet që një ndër partnerët kryesorë në këmbim kryesor të SHBA-së është Kina. Mirëpo kur kemi të bëjëm me këto metale, Gërxhaliu shton se duhet të kuptohet që janë dy shtete të cilat kanë pasur vertet një risi të madhe me furnizim me metale SHBA-ja e ato janë Meksika, Kandaja.
“E tërë kjo ka të bëjë me tentativën e briksit që të futet ne një valut të re në qarkullim të cilën presidenti Trump është duke e sulmuar me çdo kusht duke filluar nga shtetet aziatike po ashtu edhe Lindjen e Afërt, Spanjën po ashtu prandaj është një vendm sa është ekonomik edhe politik. E tëra kjo do të ndikojë vertet në ngritje të çmimeve në aspektin global”, tha Gërxhaliu.
Ai po ashtu tha se duhet të kemi kujdes dhe të kuptojmë që ekeonomia amerikane nuk është më e orientuar në prodhim si më parë, tani është i orientuar në aspektin inovativ dhe në Intelegjencën Artificiale në këtë drejtim në ekonominë amerikane kjo nuk do të jetë një barrë dhe tentativë për ngritje të çmimeve në kuadër të prodhuesve amerikan.
“Në qoftë se kompanitë vendore kanë partneritet apo tentohet të iomportohet diçka në këtë drejtim me siguri do të ndikojë në koston apo në çmimet e larta për këto prodhime.
Sidoqoftë është një epokë e re duhet të pranohet ky realitet,do të ketë vendime të tilla që në momente të caktuara do të jenë vërtet shokuese . E vërteta është se po fillon një etapë shumë e paparashikueshme “, tha Gerxhaliu.
Ndryshe, Trump ka marrë vendim për rritje të tarifave amerikane ndaj aluminit në 25 për qind, për dallim nga tarifa e mëparshme prej 10 për qind, si edhe i ka anuluar marrëveshjet për kuota, apo përjashtime të tjera specifike për të dyja metalet.
Tarifat do të zbatohen për miliona tonë të importeve të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut, si edhe shtetet e tjera, mallrat e të cilave kanë hyrë në SHBA pa ndonjë taksë shtesë./Indeksonline/