18:16 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Vendimi i Twitter, deri më tani janë mbyllur 70 mijë llogari që kishin përmbajtje të grupit QAnon

Kompania Twitter ka njoftuar se ka pezulluar më shumë se 70,000 llogari që nga që kishin përmbajtje të grupit QAnon. Sipas mediave të huaja, Twitter ka deklaruar se ka filluar mbylljen e llogarive disa ditë më parë, menjëherë pas protestave të dhunshme, ku përfaqësuesit të tyre janë parë të hyjë në ndërtesën e Capitolit.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e dhunshme në Uashington DC dhe rritjen e rrezikut  ne filluam të pezullonim përgjithmonë mijëra llogari që ishin kryesisht të dedikuara për ndarjen e përmbajtjes së QAnon të premten pasdite.  Këto llogari ishin të angazhuara në ndarjen e përmbajtjes së dëmshme të lidhur me QAnon në shkallë dhe ishin kryesisht të dedikuara për përhapjen e kësaj teorie konspirative,”-thuhet në njoftimin e Twitter.

QAnon është një rrjet ekstrem i djathtë, i organizuar nga besimtarë që besojnë një varg teorish të pabazuara. Këto pikëpamje përqendrohen në idenë se një grup pedofilësh adhurues të Satanait  kryesisht e përbërë nga demokratë, politikanë, gazetarë, manjatë dhe figura të tjera institucionale, kanë kontrolluar prej kohësh shumë nga institucionet e shtetit dhe sipas tyre ata kërkojnë të largojnë Presidentin Donald Trump, kryesisht me ndihmën e mediave. Në protestën e dhunshme të 6 janarit në Kongres, përfaqësues të grupit janë parë të hyjnë të parët në ndërtesë.