21:51 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vendimi i UEFA-s për Dritën – Reagon kapiteni, Ard Limani

Me vendimin e fundit që UEFA e mori për diskualifikimin e klubit të Dritës nga Liga e Kampionëve, ka reaguar edhe kapiteni i klubit gjilanas, Ard Limani.

UEFA vendosi që Drita të largohet nga faza preliminare e Ligës së Kampionëve me rezultat në 3:0 në tavolinë, kjo për shkak të rasteve me koronavirus tek klubi nga Gjilani, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq për këtë vendim të UEFA-s ka reagua edhe kapiteni Limani, ku tha se “Asgjë nuk mund ta ndalë ëndrrën tonë”.

“Ne asnjëherë s’do të ndalemi duke ju bërë krenarë me sukseset tona! Asgjë nuk mund të na ndal ëndrrat!

Shihemi në Europa League”, shkroi Limani.