75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 18 Prill 2023 / B O

Vendimi për liberalizimin e vizave është lajm fantastik për sportistët

Vendimi për liberizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është lajm i mirëseardhur edhe për sportin e Kosovës, konkretisht sportistët, për të cilët pajisja me vizë vazhdon të mbetet sfidë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

Pasi u votua liberalizimin për vizat e Kosovës në parlamentit evropiane, ka ardhur edhe reagimi nga KOK-u.

“KOK uron gjithë sportistët dhe federatat sportive për vendimin e marrë sot, me shpresën dhe besimin se sportistët tanë prej 1 janarit 2024 do të mendojnë vetëm për rezultatet e tyre” thuhet në reagim./Indeksonline/