22:02 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vendimi për mbylljen e veprimtarive të ndryshme e kufizimi i lëvizjes po respektohet maksimalisht në Ferizaj

Me të marr vendimin Qeveria e Republikës së Kosovës, me ç’rast nga katër komuna, edhe në Ferizaj mori vendim që të kufizohet qarkullimi i qytetarëve si dhe të mbyllet veprimtaria e gastronomisë e të tjera pas orës 21:00, Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës në Ferizaj, nisën sot aksionin për kontrollin e shtuar në zbatim të këtij vendimi.

Nga raportimet e terrenit, të gjitha ndalesat, kufizimet e veprimtarive dhe lëvizja e qytetarëve të parapara në vendimin e Qeverisë qendrore po zbatohen në përpikmëri.

Inspektorët janë vazhdueshëm e do të jenë gjatë gjithë kohës në terren në zbatim të këtij vendimi, shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, që të garantohet respektimi i kësaj mase në mbrojtje të shëndetit publik gjatë pandemisë së virusit COVID-19.