Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ZRrE-ja mban mbledhje

Gjatë ditës së sotme në ora 10:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje pos pikave të tjera të diskutimi do të shqyrtohet dhe miratohet propozimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Po ashtu gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00 grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajë protestën e radhës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike./Indeksonline/