11:29 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Vendimi qesharak i Stacionit të Autobusëve, liron veç për 5 ditë autobusët nga pagesa për peronizim në Prishtinë

Pas kërkesës së vazhdueshme të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë sot mori një vendim lehtësues për kompanitë e autobusëve.

Përmes një njoftimi Stacioni tha se autobusët që peronizohen në Prishtinë, do të lirohen nga pagesa e deritanishme, kjo sipas tyre për shkak të krizës së madhe që kanë patur kompanitë transportuese të autobusëve në Kosovë për shkak të pandemisë, transmeton Indeksonline.

Por, Stacioni pas një ore nga ky njoftim, erdhi me një sqarim, ku thuhet se vendimi që kanë marrë do të jetë në fuqi vetëm deri me 1 Qershor.

Ky është sqarimi:

Me kërkesë të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, NPL” Stacioni I Autobusëve”sh.a. Prishtinë, përkohësisht I liron nga pagesa e peronizimit të gjithë auto transportuesit e linjave ndërubane.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri me 1 Qershor 2020. Nëse do të aplikohen masat e reja të lehtësimit të lëvizjes nga institucionet komptente para datës 1 Qershor 2020, shërbimi I peronizimit do të kthehet në fuqi sipas vendimit të vjetër të datës 15 Mars 2020.

Ftohen të gjitha media të bëjnë shpërndarjen e ketij informacioni me qëllim të evitimit të ndonjë keqkuptimi. 
Me respekt menaxhenti I NPL”Stacioni I Autobusëve”Sh.a, Prishtinë.

Indeksonline mëson se futja e autobusit në peron në secilën nisje ka kushtuar 3 euro, pagesë të cilën nga sot deri të hënën, s’do ta bëjnë autobusët.