75 Mall Live Search
09:22 / E Martë, 24 Shtator 2024 / S Z

Vendlindja e Afrim Bunjakut vishet me flamurë, në nderim të heroit

Fshati Samadrexhë i Vushtrrisë sot ka marrë një pamje krejtësisht tjetër. Këtë mëngjes Samadrexha është stolisur e tëra me flamurë. 

E gjithë kjo po bëhet në nderim të heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij.

Flamuri kuq e zi dhe ai i Kosovës, valvitën dhe mbi shtëpinë e Afrim Bunjakut, shtëpi e cila sot po pret shumë vizitorë.

E për vizitë familjes Bunjaku sot i ka shkuar dhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Ndryshe nën patronazhin e kryeministrit Albin Kurti, sot janë organizuar aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterir policor, Afrim Bunjaku. /Indeksonline/