14:20 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vendlindja i bën pritje të madhe Rexhës me numrin 43

Rexhep Kadriu vazhdon të gëzojë përkrahje të madhe në Gjilan. Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD është mirëpritur nga vendlindja e tij, Përlepnica.

Rexha me numrin 43 ka treguar se kush është frymëzimi i tij dhe se nuk e ka në plan të ndalet. “Falemnderit vendlindja ime, Përlepnica ime!

Për punë e ndershmëri, jam frymëzuar nga Zijah Shemsiu, Xhavit Ahmeti, dhe nga gjithë ato gra e ata burra që dhanë shumë për lirinë e atdheut.

Nuk do të ndalem asnjëherë, sepse falë Përlepnicës, Gjilanit e Anamoravës, mu dha mundësia të punojë për të mirën e qytetarëve tanë”, shkruan Kadriu në Facebook.