19:28 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vendlindja ia zbardh fytyrën Limajt, Nisma fiton bindshëm në Malishevë

Nisma për Kosovën ka fituar në Komunën e Malishevës.

Informacionet që vijnë nga shtabi zgjedhor i Nismës në Malishevë tregojnë se Ragip Begaj ka fituar bindshëm ndaj rivalit të tij nga PDK, Mursel Gashi.

Ndonëse kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës nuk ka bërë koalicion me ndonjë parti për balotazh, ai sipas shtabit zgjedhor në Malishevë ka arritur ta mposhtë kandidatin nga PDK.