75 Mall Live Search
09:00 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Vendos FIFA, një minutë heshtje për “Mbretin” Pele

FIFA u ka bërë thirrje të gjitha federatave anëtare që të mbajnë 1 minutë heshtje para çdo ndeshjeje në të gjitha fushat e futbollit, këtë fundjavë dhe në vijim, për të nderuar legjendën e futbollit, Pele, i ndarë nga jeta të enjten për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Edson Arantes do Nascimiento ishte një ikonë futbolli si askush tjetër, ai solli në botë magjinë e futbollit të Amerikës së Jugut dhe i dha kuptim shprehjes “Lojë e bukur”. Në futboll, Pele do të mbahet mend dhe do të mungojë”