Vendos goli i Bellingham, Reali merr tre pikë ndaj Juventusit

Real Madrid ka vazhduar me fitore edhe në Champions League.
Klubi mbretëror, në javën e tretë shënoi fitore ndaj Juventusit në ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Heroi i ”Los Blancos” ishte Jude Bellingham, me golin e shënuar në minutën e 58-të.
Pas tre ndeshjeve, Reali ka tre fitore, duke u qenë në mesin e skuadrave në krye të tabelës me 9 pikë.
Në anën tjetër, Juventus ka grumbulluar vetëm dy pikë në tre ndeshje./IndeksOnline/