15:52 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vendos Kryesia, seanca e jashtëzakonshme në ora 16:00

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosje , do të zhvillohet nga ora 16:00.

Ky vendim u mor pak minutave më parë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së bërë nga 42 deputetë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me ‘dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizimin e vizave’, transmeton Indeksonline.

Grupi Parlamentar i LDK-së dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje dorëzuan gjatë ditës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet pas pak minutave.

Dy grupet parlamentare nga radhët e opozitës konsiderojnë se këto dështime kanë krijuar mungesë të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit dhe kanë lëkundur besimin e partnerëve tanë ndërkombëtar në Kosovë./Indeksonline/

Temat: