75 Mall Live Search
20:18 / E Diele, 14 Qershor 2020 / C E

Vendos La Liga: Djaloshi që u fut në fushë për t’u fotografuar me Messin, do të përballet me ligjin

Zyrtarë nga La Liga thonë se do të marrin masa ndëshkuese për djaloshin që u fut në fushë për ta realizuar një forografi me Messin, në takimin e mbrëmshëm Barcelona – Mallorca.

Tifozi, i veshur me fanellë të Argjentinës me emrin dhe numrin e Messit, u shfaq në fushë në pjesën e dytë të takimit, para se Barcelona të shënonte plotë 4 gola.

Ai arriti të bëjë një fotografi me Messin para se staf i sigurimit ta kapte atë.

Ndërkaq, La Liga e konsideron incidentin “si një akt kriminal” dhe se i gjithë stafi drejtues duhet të mbajë përgjegjësi.

Në një deklaratë lëshuar nga liga spanjolle, thuhet se djaloshi në fjalë do të dal para drejtësisë.

“Kjo lloj sjelljeje vë në rrezik shëndetin e të tjerëve dhe dëmton imazhin e futbollit në kohë pandemie”, thuhet në komunikatën e La Ligas.

Ndryshe, ky veprim ndoshta nuk do të shikohej kaq serioz në një gjendje pa pandeminë coronavirus, pasi raste të tilla kemi parë pothuajse çdo herë. /IndeksOnline/