75 Mall Live Search
16:46 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / FR

Vendos Microsoft: “Skype” mbyllet në maj

Kompania Microsoft ka vendosur për mbylljen e Skype.

Skype “nuk do të jetë më i disponueshëm” për t’u përdorur duke filluar nga maji, konfirmoi kompania në X, shkruan CNN.

Mbyllja e Skype vjen 14 vjet pasi Microsoft bleu shërbimin e aplikacionit për 8.5 miliardë dollarë në para, duke shënuar blerjen më të madhe të kompanisë në atë kohë.

Microsoft e integroi shërbimin në produktet e tjera të tij, si Office dhe shërbimin e tij të keq të operimit celular Windows Phone.