75 Mall Live Search
14:36 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / b l

Vendos PDK, Arian Tahiri shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri do të jetë shef i Grupit Parlamentar të këtij subjekti ndërsa zëvëndës Blerta Deliu- Kodra.

Kështu bëjnë të ditur burime të IndeksOnline brenda PDK-së. Vendimi tanimë është marrë dhe ai do të formalizohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ishte bindshëm më i votuari nga kandidatët për deputet të këtij subjekti.

Ai fitoi simpatinë e përkrahësve të PDK-së në kohën kur ishte kandidat për kryear të Mitrovicës.