75 Mall Live Search
21:56 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Vendos tiganin në veturë dhe arrin të fërgojë vezën, nga nxehtësia që po mbretëron në Australi!

Edhe pse në Kosovë deri këto ditë ishte mjaft ftohtë, në vendin e largët të Australisë temperaturat janë krejtësisht ndryshe.

Atje dielli thuajse të ‘shkrinë’. Madje nxehtësia që po mbretëron ka ndikuar edhe në diçka mjaft interesante.

Një veturë e cila po qëndronte në diell ishte e nxehtë, por prapa dritares u vendos një tigan për të fërguar një ve, e padyshim u arrit edhe kjo, transmeton Indeksonline.

Është e çuditshme se çfarë temperatura të ngrohta ka në atë vend saqë mund të përgatitësh ushqim, pa përdorur mjete të tjera, vetëm në diell./Indeksonline/