75 Mall Live Search
16:53 / E Diele, 23 Prill 2023 / S Z

Vendosen autoblindat e Policisë në stacionin rajonal të Mitrovicës, Elshani: Sipas planit operativ për zgjedhjet

Gjatë kësaj të diele janë vendosur autoblindat e Policisë në stacionin rajonal të Mitrovicës.

Rreth kësaj çështjeje është prononcuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se autoblindat janë vendosur, ashtu siç e parasheh edhe plani operativ për zgjedhjet, dhe se deri tash nuk ka pasur asnjë incident sa u përket komunave ku janë duke u mbajtur zgjedhjet. /Dukagjini