11:12 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vendosen grilat ndaluese për këmbësorë te Menza në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që nga sot janë vendosur grilat ndaluese për këmbësorë tek Qendra e Studentëve. Ahmeti ka thënë se në këtë zonë janë shkaktuar në të kaluarën aksidente si pasojë e kalimit të rrugëve.

“Edhe këmbësorët, edhe vozitësit, duhet të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve, shpesh janë shkaktuar aksidente si pasojë e kalimit të rrugës në vend të gabuar. Tani kemi vendosur grilat ndaluese, ashtu që këmbësorët ta kalojnë rrugën vetëm ne vendkalimet e dedikuara për ta” njofton kryetari i Prishtinës./Indeksonline/