75 Mall Live Search
19:07 / E Mërkurë, 27 Korrik 2022 / OSH

Vendosen kaskada në lumin Llap në Podujevë, synohet rritja e nivelit të ujit

Në lumin Llap të komunës së Podujevës janë parë disa makineri duke punuar në të.

Sipas drejtorit të Planifikimit Urban në Podujevë, Leutrim Krasniqi, vendosja e këtyre kaskadave po bëhet me qëllim që të rritet niveli i ujit gjatë muajve të verës.

Sipas tij, në sezonën e verës bie niveli i ujit dhe për këtë kanë filluar punimet.

Kujtojmë se ditë më parë është pastruar në tërësi ky lum./IndeksOnline/