75 Mall Live Search
12:19 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vihen tabelat njoftuese te stacionet e autobusëve, në Prishtinë

Janë vendosur tabelat njoftuese gjatë ditës së sotme në stacionet e autobusëve në Prishtinë, e të cilat do të njoftojnë qytetarë se ku ndodhen autobusët që ata presin të linjës urbane, shkruan IndeksOnline.

Një e tillë është vendosur te stacioni” Katedralja”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili përmes një videoje ka dëshmuar vendosjen e tyre.

Ai ka thënë se vendosja e tyre do të bëhet në të gjitha stacionet që ka Prishtina.

Më poshtë e gjeni videon e postuar nga Ahmeti: