12:44 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

I vihet guri themeltar kullës së Shaban Mangjollit

Bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, e Azem Bejtës, Shaban Mangjollit, luftëtarit të Lëvizjes Kaçake, sot iu vu guri themeltar Kullës Muze.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e cilësoi Shaban Mangjollin patriot të veçantë nga Drenica heroike.

“Po e vendosim gurin themeltar të kullë së një patrioti të veçantë dhe të shquar të Lëvizjes Kaçake, të bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, Azem Galicës”, tha Gashi.

Kreu komunal i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se Shaban Manxholli një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare dhe se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen.

“Sot ia vumë gurin themeltar kullës së heroit Shaban Mangjolli, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës, që një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare me Lëvizje Kaçake deri në vdekjen e tij. Kështu që ne do ta kujtojmë për jetë e mot si popull shqiptar se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen”, tha Jashari.

Shaban Mangjolli, stërnipi i Shaban Mangjollit, tha se është mirë që edhe pas pesë herë që është djegur kulla, po rindërtohet.

Në fshatin Mikushnicë në ceremoninë e vendosjes së gurtit hemeltar të Kullës Muze, merrnin pjesë veteranë të luftës së fundit të UÇK-së, familjarë, bashkëfshatarë e shumë të tjerë.