Vendoset, ndeshja Ferizaj – Kika do të zhvillohet

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Ferizajt dhe Kikës.
Edhe pse klubi më herët njoftoi se lojtarët kanë bojkotuar ndeshjen si shkak i mos kryerjes së obligimeve ndaj tyre, djelmoshat e Ferizajt vendosën të luajnë ndaj Kikës, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Ferizajt përmes një postimi në ‘Facebook’.