75 Mall Live Search
20:20 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vendoset në ankand, kjo është kartela e burgut që e ka mbajtur Tupac në vitin 1995

Tupac Shakur është emri më ikonik i muzikës rap i të gjitha kohërave.

Ai gjithashtu është personi më i famshëm i burgosur ndonjëherë në Clinton Correctional Facility në New York dhe ai kishte nevojë për një  kartelë identiteti sa ishte prapa hekurave… teksa tani pikërisht ajo kartelë mund të jetë e juaja për një çmim të caktuar, transmeton Indeksonline.

Kartela e Tupac nga burgu famëkeq i vitit 1995 po vendoset në ankand nëpërmjet kompanisë ‘Heritage Auctions’ dhe ofertat fillojnë nga 2.000 dollarë.

Tupac ka qëndruar afërsisht 9 muaj prapa grilave, pasi ai ishte i dënuar për akuzat për sulme seksuale.

Pac filloi vuajtjen e dënimit në ditën e Shën Valentinit dhe 2 javë më vonë atij ju lëshua ID kartela që e përfshinë nënshkrimin e tij, dhe tashmë ajo me pak fat mund të jetë e juaja. /Indeksonline/