Vendoset, në ora 19:00 mblidhet Qeveria – menjëherë pas saj – seanca e jashtëzakonshme!

Qeveria e Republikës pritet që në ora 19:00 të mbajë mbledhjen e radhës.
Indeksonline mëson se qeveria Kurti do ta fut në rend dite plotësim-ndryshim e ligjit për zgjedhje, që ka të bëjë me ofrimin e mundësisë së votimit në ambasada dhe konsullata për diasporën tonë.
Menjëherë pas kësaj, pritet që të thirret seanca e jashtëzakonshme.
Vlen të theksohet se partitë opozitare janë duke kundërshtuar ndryshimin e këtij Ligji.