75 Mall Live Search
17:33 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Vendoset për rikthim në burg, kërcënuesi i Kurtit publikon foto nga Brigjet e Ratkocit

Autoritetet e drejtësisë në vend kanë marrë vendim që Haxhi Hoti, i cili javë më parë përmes një shkrimi në Facebook ka kërcënuar Albin Kurtin, të kthehet përsëri në paraburgim.

Zëdhënës i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari, për Indeksonline tha se ai është ndaluar në arrest për 30 ditë pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë së Shtetit që t’a shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës ndërmori javën që shkoi ndaj Hotit.

“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Të pandehurit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, ka deklaruar Jashari.

Mirëpo, ndonëse është marrë ky vendim, Hoti ende nuk është arrestuar. Madje, zyrtari i NISMA-s po merret me postime në Facebook.

“Nga Brigjet e Ratkocit”, është fotografia që ai ka postuar në profilin e tij.

Ndryshe, ish-kandidati për deputet i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti ishte arrestuar më 28 dhjetor 2019, nga Policia e Kosovës, kishte thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër./Indeksonline/