Vendoset Porta Dezinfektuese, në oborrin e QKMF-së, në Suharekë

Nga sot, në oborrin e QKMF-së, në Suharekë është vendosur Porta Dezinfektuese.
Lajmin e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, shkruan Indeksonline.
“Ky është donacion nga Kompania e pastrimit EKO-Pastrimi, të cilën e falenderoj për këtë gjest human”, tha ai.
Postimi i plotë:
Porta Dezinfektuese prej sot është vendosur në oborrin e QKMF-së. Veprimin e dezinfektimit mund ta bëjë secili qytetar para se të marrë shërbimet shëndetësore.
Ky është donacion nga Kompania e pastrimit EKO-Pastrimi, të cilën e falenderoj për këtë gjest human.
Me këtë veprim kemi marrë një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Bali Muharremaj