Vendoset shiriti për të respektuar distancën në hyrje të objektit të ARC-së

Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të cilat u vendosën në luftimin e virusit COVID-19.
Ndryshe nga dy ditë më parë, sot qytetarët që po kryejnë shërbimet në Agjencinë e Regjistrimit Civil në Prishtinë, po respektohen rregullat.
Tanimë para objektit është vendosur një shirit që të mbahet distanca.

Ndërsa ditë më parë, ndonëse shumica prej tyre kishin maskat e vendosua, distanca nuk respektohej fare./IndeksOnline/
