75 Mall Live Search
11:27 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Vendoset tenda në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

13 është numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë.

Malisheva, Klina dhe Podujeva janë komunat tashmë të prekura nga COVID-19.

Por Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash parandaluese për këtë virus, ndër to edhe qëndrimin nëpër shtëpi në mënyrë që kontakti me njerëz të jetë sa më i vogël dhe përhapja të jetë sa më e pamundur.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është vendosur edhe një tendë, që i dedikohet atyre që dyshohet se mund të jenë të infektuar me koronavirus, raporton Indeksonline.

Tenda të tilla janë paralajmëruar dhe veçse kanë nisur të vendosen në secilin spital apo ambulantë rajonale.

Në këto tenda mund të bëhen edhe kontrollet për personat e dyshuar apo të prekur nga koronavirusi që ka ‘trazuar’ gjithë botën dhe bëri që OBSH të shpallë situatë pandemike./Indeksonline/