75 Mall Live Search
19:04 / E Enjte, 27 Mars 2025 / Gj. Sh

Vendosin klubet e Premierligës, ndryshojnë datat për tregun e transferimeve

Klubet e Premierligës kanë dal me një vendim të përbashkët rreth afatit të transferimeve për merkaton verore.

Klubet angleze kanë rënë dakord që të hapin një afat 10 ditor në qershor, para Kupës së Botës për Klube, shkruan IndeksOnline.

Dritarja e transferimeve të Premierligës do të hapet nga data 1-10 qershor, derisa do të rihapet 16 qershor dhe do të mbyllet më 1 shtator.

Vendimi vjen pasi organi qeverisës i futbollit botëror FIFA vendosi që shoqatat anëtare të klubeve pjesëmarrëse të kenë mundësinë e hapjes së një “dritareje të jashtëzakonshme regjistrimi” në qershor përpara se ngjarja të fillojë të nënshkruajë me lojtarët.

”Klubet e Premier Ligës kanë rënë dakord sot për datat e Dritares së Transferimeve Verore 2025.

Dritarja do të hapet herët, midis të dielës 1 qershor dhe të martës 10 qershor, për shkak të një periudhe të jashtëzakonshme regjistrimi në lidhje me Kupën e Botës për Klube FIFA.

Më pas do të rihapet të hënën më 16 qershor dhe do të mbyllet të hënën më 1 shtator”, thuhet në deklaratën zyrtare./IndeksOnline/