10:01 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vendosin në drunjë dhe shtylla pallto dhe shalla për njerëzit në nevojë!

Në këto ditë të ftohta, jo të gjithë mund t’i kenë kushtet për një garderobë të kompletuar.

Fatmirësisht ende ka njerëz me zemër të mirë, që jo rrallë herë shprehin gatishmërinë tu ndihmojnë në mënyra të ndryshme personave në nevojë.

Kështu, në vende të ndryshme të botës gjatës stinës së dimrit disa njerëz vendosin xhaketa dhe shalla të lidhura nëpër drunjë dhe shtylla, transmeton Indeksonline.

Kjo ide humane sigurisht që u del në ndihmë sado pak skamnorëve që i kanë mungesë siç janë palltot dhe shallat. /Indeksonline/