75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 23 Korrik 2024 / A. M.

Vendosini sanksione Rusisë, nënshtrojini shërbimet tona ndaj Perëndimit dhe njiheni Kosovën- Opozita paraqet planin!

Opozita serbe ka paraqitur një plan ku përfshihen disa pika. Anëtarët e opozitës Çedomir Stojkoviq dhe Ivan Videnoviq u deklaruan se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ambasadori rus duhet të ndalohet, shërbimet e inteligjencës serbe duhet t’i nënshtrohen Perëndimit dhe Ukrainës duhet t’i jepet municion dhe armë.

Po ashtu, ata kanë theksuar se duhet të njihet shteti i Kosovës, transmeton Indeksonline

“Pra, kjo është politika që e çon Serbinë në të ardhmen. Kjo politikë duhet të jetë si më poshtë:

* vendosja e sanksioneve kundër Rusisë në të njëjtën mënyrë si BE-ja dhe të gjithë anëtarët e saj;

* ndalimi i mediave të kontrolluara nga Rusia në territorin e Serbisë;

* dërgimi i armëve dhe municioneve në Ukrainë për mbrojtjen e saj;

* reforma e plotë dhe urgjente e shërbimeve inteligjente të Serbisë dhe strukturës dhe organizimit të saj sipas modelit dhe vlerave të shërbimeve perëndimore;

* barazimi i pozitës dhe statusit të personave të zhvendosur përkohësisht nga territori i Ukrainës me statusin që ata kanë në vendet e BE-së, kryesisht në Poloni, Republikën Çeke dhe Gjermani;

*deklarimi i ambasadorit rus si persona non-grata në Serbi është një domosdoshmëri – deklaroi Stojkoviqi, ndërsa kolegu i tij Ivan Videnoviq theksoi se anëtarësimi i Serbisë në NATO, “aleancë me ushtrinë e Kosovës”, por edhe një politikë fqinjësie e hapur me Kosovën. janë të rëndësishme

– Postulati i dytë është parashtrimi i kërkesës së Serbisë për anëtarësim në NATO.

– Ne synojmë ta përkthejmë në realitet këtë politikë që kemi thënë këtu – shtoi Stojkoviqi.