00:08 / E Martë, 18 Shkurt 2020

Vendosja e kamerave në qytetin e Fushë Kosovës, ja sa para i kushtuan komunës

Komuna e Fushë Kosovës ditë më parë ka finalizuar nje tjetër tender me kontratë.

Këtë herë, kontrata ka të bëjë me vendosjen e kamerave për të rritur nivelin e sigurisë, në pikat kryesore të qytetit si dhe në Institucionet publike të Komunës.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 139.674,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë u është dhënë operatorëve ekonomik ENTERI SH.P.K.; N.T.SH. ARTECH ; TRIO TEK SH.P.K.

Vlera e përgjithshme e kontratës së finalizuar kap shifren 136.999,00 euro./Indeksonline/

Mos i humb