Vendosni 20 cent në frigorifer, do të shpëtoni jetën tuaj
Për shumë njerëz në Midwest në këtë pranverë, sezoni i tornados ka qenë i pandalshëm. Viti 2019 tashmë është bërë viti i katërt më i keq për tornadot në historinë e motit në SHBA, me rreth 200 të tilla.
Fatkeqësitë e tilla natyrore mund të shkaktojnë ndërprerje të energjisë dhe t’i detyrojnë njerëzit të evakuohen.
Por kur të ktheheni në shtëpi dhe energjia elektrike të jetë rikthyer, si mund ta dini sa kohë ishte ndërprerja. Një grua tregoi një hile të mahnitshme që mund t’ju ndihmojë të kuptoni së çfarë ndodhi dhe gjithashtu ta mbani familjen të sigurt, shkruan Indeksonline.
Ndërsa frigoriferët janë të shkelqyeshëm për mbajtjen e ushqimit, kur të dalin jashtë, ushqimet mund të prishën shumë shpejt.
Sipas Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së, ushqimi që ka qenë në frigorifer dhe nuk ka pasur energji elektrike, për vetëm katër orë mund të prishet. Mishi dhe ushqimet e detit janë veçanërisht të ndieshme, por edhe produktet e qumështit dhe frutat ose perimet e prera mund të prishen.
Sheila Pulanco Russell, nga Karolina e Veriut, në Facebook ndau një “hile”, disa vjet me parë, pasi uragani “Matthew” bëri që mijëra njerëz t’i linin shtëpitë e tyrë për t’u shpëtuar shkatërrimeve të stuhive.

Është shumë e thjeshtë, kushton vetëm 20 centë. Vendoseni monedhën mbi një gotë plot me ujë të ngrirë.
Nesë frigoriferi juaj ka punuar gjatë mungesës suaj, monedha do të jetë pikërisht aty ku e keni lënë- në krye të akullit. Por nëse nuk ka punuar, atëherë monedha do të ketë rënë në fund të gotës. Edhe nëse uji do të ngrirhet përsëri, atëherë monedha përsëri do të ketë mbetur në fund.
Është, gjithashtu e mundur që ju të mund të gjeni monedhën diku në mes të gotës. Kjo do të ishte për shkak të një ndërprerjeje më të shkurtër të energjisë dhe në përgjithësi do të tregonte se ushqimi juaj mund të jetë akoma i mirë./Indeksonline/