Vendosni alarmet, sonte publikohet dueti që do ta ‘shkundë’ tregun muzikor

Një surprizë e madhe muzikore vjen këtë mbrëmje për adhuruesit e muzikës shqiptare.
Siç u paralajmërua, Era dhe Ledri, dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare kanë realizuar një duet që pritet të ‘shpërthejë’ rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Kënga do të publikohet sonte në ora 18:00, dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë hiti i padiskutueshëm i verës 2025.
Videoklipi është gati, kënga është gati dhe publiku është në pritje, kështu që në ora 18:00 vendosni alarmet./Indeksonline/