75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / MSH1

Venezuela akuzon SHBA-në për “zhvatje”, pas sekuestrimit të cisternave të naftës

Venezuela ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “zhvatjen më të madhe”, në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Konfiskimi nga Uashingtoni, i dy cisternave të naftës venezueliane ishte “më i keq se pirateria”, tha ambasadori venezuelan në OKB.

Duke folur në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën, Samuel Moncada tha: “Jemi në prani të një fuqie që vepron jashtë Ligjit ndërkombëtar, duke kërkuar që venezuelianët të largohen nga vendi ynë dhe ta dorëzojnë atë”.

Lidhur me sekuestrimin e naftës venezueliane nga SHBA-të, ai shtoi: “Po flasim për plaçkitje, grabitje dhe rikolonizim të Venezuelës.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka juridiksion në Karaibe”.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit u thirr për të diskutuar sekuestrimin e anijeve cisternë, e cila u zhvillua në brigjet e Venezuelës në fillim të këtij muaji.

SHBA-ja ka thënë gjithashtu se po ndjekin një tanker të tretë nafte nga Venezuela.

Presidenti Trump ka akuzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se drejton një kartel droge dhe tha se bandat kanë vepruar pa u ndëshkuar për një kohë shumë të gjatë.