08:20 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Venezuela mbyll kufirin me Kolumbinë, ushtarët vrasin dy persona

Venezula po shkon drejt izolimit. Pas mbylljes së kufirit me Brazilin, ky vend njoftoi se tashmë ka mbyllur edhe kufirin me Kolumbinë.

Zëvendës presidenti, Delcy Rodriguez, deklaroi se mbyllja e kufirit me Kolumbinë ishte “e pjesshme”.

BBC njoftoi se në ushtarët venezuelas kanë hapur zjarr dhe kanë vrarë dy persona në kufi me Brazilin.

Dhuna është dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përmes një deklarate përsëriti se “bota është duke vëzhguar atë se çfarë po ndodhë në Venezuelë”, përcjell Kosova Press.

Tensionet në Venezuelë janë rritur ndjeshëm që kur vendet e tjera nisën të dërgonin ndihma për qytetarët e këtij shteti.