Venezuelë, mbërrijnë dozat e para të vaksinës ruse anti-Covid

Grupi i parë i dozave të vaksinës ruse Covd-19, kanë mbërritur në Venezuelë.
Kjo gjë njoftua nga qeveria vendase, e cila synon të fillojë fazën e tretë të provës klinike në Karakas në ditët në vijim.
Sipas ekzekutivit të Venezuelës, 2 mijë njerëz do të marrin pjesë në fazën e fundit të testimit të vaksinës “Sputnik V”.
Ndërkohë 40 mijë të tjerë do të përfshihen në eksperimentin rus që do të fillojë në Moskë në javët e ardhshme.
Venezuela kishte shprehur gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në provat e fazës së tretë qysh në gusht, menjëherë pas njoftimit të zhvillimit të vaksinës ruse, e cila është e para që ka marrë dritën jeshile nga organet shëndetësore kombëtare.
Rusia mbetet një aleat i madh i qeverisë Venezuelës që nga ditët e paraardhësit të Maduro, Hugo Chavez, i cili vdiq në vitin 2013. /a.y/noa.al