75 Mall Live Search
18:07 / E Diele, 14 Shtator 2025 / F.R

Vengu: Asgjë më shumë se sa drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka dalë në mbështetje të protestës së sotme që u  mbajt në Hagë të Holandës.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se duhet drejtësi për proceset gjyqësore në Hagë që po zhvillohen nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj”, ka shkruar Vengu në Facebook.