75 Mall Live Search
16:57 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / S Z

Vengu: Në samitin e NATO-s u tha për vigjilencë të shtuar në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka treguar se për Kosovën është folur në samitin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se në samit u tha që të ketë vigjilencë të shtuar në Kosovë.

“Teksa aleanca përgatitet për Samitin e Hagës, punimet e sotme në Bruksel shtruan rrugën e një konsensusi të gjerë për rritje të shpenzimeve në mbrojtje dhe Siguri me fokus rritjen e prodhimit vendas, gatishmëri operacionale dhe investimet në infrastrukturë kritike”

“Me rendësi vëmendja e Aleancës ndaj kërcënimeve në Evropën Jug-Lindore dhe vigjilencë e shtuar në Kosovë. U theksua nevoja për shpejtësi dhe kohezion në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në përgjigje të kërcënimeve në Lindje dhe sfidave të reja hibride”, ka thënë Vengu. /