20:11 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Ventilatori i kompanisë kosovare, në vëmendje të medieve të huaja

Puna e kompanisë kosovare Formon, e cila krijoi ventilatorin për të ndihmuar pacientët e prekur nga koronavirusi ka arritur të marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve në Francë, AFP ka raportuar për kompaninë dhe pajisjen që i ka përfunduar të gjitha procedurat e testimit dhe tashmë funksionon.

“Një prodhues i printerëve 3D në Prishtinë po shfrytëzon pajisjet e tij për të zhvilluar një ventilator për të ndihmuar pacientët me koronavirus. Me më shumë se gjysmën e pjesëve të bëra nga printerët 3D, modeli synon të automatizojë funksionimin e BVM (Bag Valve Mask) në një mënyrë të lirë dhe të kontrollueshme”, ka shkruar AFP.