75 Mall Live Search
14:54 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / FR

“Ventoro dhe AutoMita” sjellin në Prishtinë koleksionin më të fundit të motoçikletave italiane

Sot ka nisur zyrtarisht mini-festivali me rastin e hapjes së showroom-it të ri të Ventoro, një event që po zhvillohet për dy ditë me radhë dhe synon të ofrojë një eksperiencë unike për të gjithë të apasionuarit pas automjeteve, motoçikletave dhe stilit italian.

AutoMita solli në Prishtinë eventin “Ventoro by AutoMita”, i dedikuar për të apasionuarit pas motoçikletave dhe skuterëve, ku u prezantua koleksioni më i ri nga markat më të njohura si Aprilia, Moto Guzzi, Vespa dhe Piaggio.

Motoçikletat dhe skuterët janë sjellë si zgjidhje praktike për trafikun e ngarkuar urban dhe humbjen e kohës në rrugë. Po ofrohen zgjidhje konkrete për trafikun përmes mjeteve që garantojnë lëvizshmëri më të shpejtë, efikasitet dhe stil të dallueshëm. Këto modele janë ideale për përdorim të përditshëm në qytet, duke kombinuar dizajnin italian me komoditetin dhe funksionalitetin.

Përveç motoçikletave, vizitorët kanë mundësinë të provojnë nga afër edhe makinat më të fundit Ventoro përmes test drive, me asistencë teknike dhe sesione Q&A me ekspertë të industrisë automobilistike.

Atmosfera e festivalit është plot gjallëri, me pije freskuese, kokteje verore, ushqime të përzgjedhura, muzikë dhe hapësira relaksuese për të gjithë pjesëmarrësit.

AutoMita dhe Ventoro ftojnë të gjithë të interesuarit të vizitojnë showroom-in e ri dhe të përjetojnë një kombinim të pasionit për lëvizjen, stilin dhe inovacionin italian.

Më poshtë mund të shijoni disa nga momentet më të veçanta të eventit “Ventoro by AutoMita”.

Për të parë videon kliko KËTU!