10:34 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ventura dëshiron rikthimin në Superligë: “Kosova vend i mirë për futbollistët brazilian”

Mesfushori brazilian, Walter Ventura edhe pse pati periudhë të shkurtër në Superligë, ai dëshiron të rikthehet përsëri në Kosovë.

Në një intervistë për Sporti në Indeksonline, Ventura ka treguar se dëshiron të rikthehet.

“Po sezoni do të filloj shpejtë, unë kam disa gjëra në progres. Nuk kam ndonjë ofertë nga Kosova”

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

“Për mua ishte një eksperiencë e re që ia vlejt. Unë edhe më herët kisha luajtur jashtë Brazilit”, u shprehë fillimisht ai.

“Futbolli po evulon por është një ligë e mirë. Unë dua të luaj dhe të rikthehem atje”

“Vend i mirë për të jetuar dhe i qetë dhe po ashtu unë besoj se do të ishte një vend i mirë për brazilianët që të luajnë”, tha Ventura.

Image may contain: 3 people

Tutje, braziliani foli për ofertat që ka dhe për të ardhmen e tij.

“Unë kam dy oferta, një në Kolumbi dhe një në Kosta Rika por për shkak të situatës me koronavirus gjërat u komplikuan. Tash po pres për disa gjëra”, përfundoj ai.

Ventura në të kaluarën kishte mbrojtur ngjyrat e Trepçës 89./Indeksonline/