17:59 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Ventura në Serie A: Mezi pres, jam gati!

Giampeiro Ventura pranon se do të rikthehet në Serie A. Ai pritet që shumë shpejtë të behet menaxher i një skuadre italiane.

70-vjeçari u largua nga Torino dhe nënshkroi kontratë me Kombëtaren e Italisë gjatë vitit 2016. Ai u largua nga Italia për shkak të eliminimit nga faza eliminatore për Kupën e Botës, transmeton IndeksOnline.

Ish-trajneri i shumë skuadrave, tani mezi pritet të rikthehet për ta menaxhuar një klub në Serie A.

“Të kthehem në Serie A? Mezi pres, do të shohim çfarë do të ndodh në fund të këtij sezoni”, u shpreh Ventura.

Sipas mediave italiane, Ventura shumë lehtë mund të bëhet trajneri i ri i Bolognas./IndeksOnline/