Veprim i madh i Kelmendit: Furnizon të gjitha Spitalet Rajonale me ujë e lëngje e artikuj tjerë

Biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi, ka bërë të ditur se se do iu dal në ndihmë personelit shëndetësor, pacientëve të shtrirë e edhe familjarëve shoqërues, shkruan IndeksOnline.
Kelmendi ka thënë se kompania “Elkos” do t’i furnizoj të gjitha Spitalet Rajonale me artikujë të nevojshëm; Ujë, lëngjedhe artikujë të tjerë pasues.
“Të nderuar miq, kam shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që të mbështesë Spitalin Qëndror të Kosovës-Prishtinë dhe të gjitha Spitalet Rajonale me artikujë të nevojshëm; Ujë, lëngjedhe artikujë të tjerë pasues për nevojat e pacientëve, familjarëve shoqërues dhe Stafeve Mjekësore!
Andaj, kërkojë nga Ministria dhe Kryetarët e Komunave apo personat e caktuar të kontaktojnë me naxherët e pikave ‘Elkos’ në qytetet respektive të Kosovës!”, tha ai./IndeksOnline/