75 Mall Live Search
00:25 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / A. M.

Veprim i mençur i Qeverisë/Presidencës në koordinim me SHBA-në- Qetësohet Veriu!

Qeveria e Kosovës në koordinim me Presidencën ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtyr vendimin për reciprocitetin ndaj Serbisë për targat dhe dokumentet.

Në deklaratën e lëshuar thuhet se ekzekutivi jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve, kur dhe do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë, shkruan Indeksonline

“Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”.

Ndërsa, gjendja në veriun e vendit duket krejtësisht e qetë.

No description available.

Kujtojmë se ambasadori i Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovennier është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Një nga arsyet që u takova me presidenten Osmani dhe kryeministirn Kurti qe, për t’u thënë që duhet ta shtyejnë për 30 ditë zbatimin e vendimit të reciprocitetit, sepse ka mospajtime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi. Ne do të presim përgjigje prej qeverisë, lidhur me këtë kërkesë”, ka thënë ai.

Hovenier ka thënë se dy vendimet që janë marrë, janë në kuadër të marrëveshjes që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij s’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Kurse, Qeveria e dënoi ashpër bllokadën e sotme të krijuar rrugëve në veri të vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e sontme të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar.

Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin”. /Indeksonline/