Veprim i mrekullueshëm nga Stephen Curry, telefonon infermieren për ta falenderuar për punën e tyre

Basketbollisti i famshëm, Steph Curry ka bërë një veprim të rrallë e po ashtu të mrekullueshëm.
Ai e ka telefonuar një infermiere e cila punonte në një spital ku kishte shumë pacientë të infektuar me koronavirus, shkruan IndeksOnline.
Infermiera e mori vëmendjen e basketbollistit pas një fotografie të cilën ajo e kishte postuar ku poshtë uniformës së infermierës mbante fanellën e Golden State Warriors.
“Nuk mund ta falenderoj zotin mjaftueshëm për atë që jeni duke e bërë, për sakrificën dhe mënyrën se sip o qëndroni të bashkuar” i tha Curry infermieres.
Pas përfundimit të kësaj telefonate infermierja vazhdoi orarin e saj të punës duke ju shërbyer pacientëve të prekur me covid-19./IndeksOnline/.