75 Mall Live Search
14:11 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Veprimet policore në veri të premten, drejtori i policisë thërret konferencë për media në ora 15:00

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë për media lidhur me veprimet policore të 23 majit në veri.

Në njoftim bëhet e ditur se në konferencën e orës 15:00 do të marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm, Gazmend Hoxha.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, më 25 maj 2025

Sot, më 25.05.2025, Policia e Kosovës do të mbaj një Konferencë për media lidhur me veprimet policore me 23 maj në Mitrovicë veri.

Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA.

Datë: 25.05.2025

Vendi: Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Qendër – Prishtinë,

Ora: 15:00