75 Mall Live Search
23:57 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Veprimi brilliant i Mourinhos në drejtim të tifozëve të Man Unitedit pas ndeshjes

Kryendeshja e javës së tretë në Premier League i takoi Tottenhamit.

Skuadra e Mauricio Pochettinos moposhti Manchester Unitedin në ”Old Trafford”.

Spurs e fituan ndeshjen me rezultat, 3-0, dhe tifozët e londinezëve u tallën me portugezin, transmeton IndeksOnline.

Ata filluan të kënduan drejt Mourinhos:”Ju do të shkarkoheni në mëngjes”.

Por, Mourinho mori forcën dhe iu drejtua tifozëve të Man Unitedit pas ndeshjes duke i duartrokitur.

Pavarsisht kësaj, të shumtë janë tifozët e Man Unitedit që kërkojnë shkarkimin e teknikut portugez./IndeksOnline/