Veprimi emocionues që bëri Capital T dedikuar Xhakës e Shaqirit

Ditë më parë në ndeshjen Zvicër-Serbi, dy djemtë kosovar Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka na bën krenar me fitore.
Për t’i nderuar ata, reperi i famshëm kosovar Capital T në koncertin e mbajtur në Zvicër i bëri një dedikim emocional.
Ai kërkoi nga fansat të thërrisnin emrat e dyshes.
“Kështu e festuam fitoren javën e kaluar në Cyrih. 🤩 Duhet ta bëja për vëllezërit e mi Xherdi X Xhaka 🔥🔥🔥 Suksese sonte dhe gjithmonë vllazni 🤲🏻”, ka shkruar Capo./Indeksonline/